Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka, ka mbajtur fjalën e tij gjatë takimit me shqiptarët e Greqisë në Athinë, në kuadër të zgjedhjeve të përgjithshme të 11 majit.
Noka u shpreh se shpopullimi dhe plaçkitja e Shqipërisë ka qënë projekt politik i Edi Ramës dhe kusarëve të tij, të cilët kanë dëbuar shqiptarët.Gjithashtu Noka e akuzoi Ramën se krijimi i narkoshtetit ishte sërish një projekt i tij, ku narko-euro e ktheu Shqipërinë në lavatriçen e pastrimit të parave të drogës.
Noka: I dashur kryetar i PD dhe kryeministri i pas 11 majit, Profesor Doktor Sali Berisha. I dashur zoti Beleri, Papastavros, zoti Gjekmarkaj, zoti Dule, Ina, Eno, Sorina, Andrea, të dashur miq, të dashur bashkëkombas. Kjo ngrohtësi e madhe me të cilët ju na pritët na motivon, na frymëzon, por paralelisht kjo sallë dhe salla të tilla të tejmbushura, na bëjnë të përjetojmë edhe dhimbje, një dhimbje të madhe kur shohim se jashtë atdheut ka më shumë shqiptarë se në atdheut tonë.
Na dhemb shumë kjo zbrazje e Shqipërisë sepse ne e duam atë. Do të mjaftonte vetëm shpopullimi i qëllimshëm i këtij vendi, për ta kyçur Edi Ramën në ferr sëbashku me qindra kusarët e tij, pasi ai ka pas vitit 2013 ka pasur vetëm një projekt, shpopullimin e vendit dhe plaçkitjen e tij.
Edi Rama dhe rilindja e kishin si projekt edhe krijimin e narkoshtetit, pasi Shqipëria u kthye në lavatriçe e pastrimit të parave të drogës. Narko-euro e ka zhvlerësuar paranë tuaj që çoni për familjet tuaja. Këto para kanë blerë zgjedhje, kanë blerë diplomatë perëndimorë në Shqipëri dhe kanë stisur një propagandë ‘fake’ se Edi Rama po i çoj vaj punët e Shqiqërisë.