PO! ‘Kukuvajka’ po kukat për ty, personalisht!!!

Nga Gent Strazimiri

Flet për ‘buf kënete’ por, paraqet me zë dhe figurë një kukuvajkë, që këndon ‘këngën’ e saj ndjellakeqe, në vend të një kolone zanore.Është një spot i kuruar me shumë kujdes nga pikëpamja grafike e estetike por mbi të gjitha nga mesazhi anksioz që përcjell ‘me’ dhe ‘pa’ gërma

Në këto kushte, dyshimi se ‘ka një keqkuptim’ a ‘pakujdesi’ për shkak se bufi ngjason me kukuvajkën është krejt i pavend

Për më tepër që, fillimisht paraqiste vërtetë një buf grafikisht…

Reagimi i një forumi të trashëgimisë kulturore që denonconte ‘keqkuptimin’ me ndërrimin e shpendit, gjeti një pasqyrim të gjerë në media e portale por, jo në ndreqjen e spotit kryeministror…

Do të thotë që kukuvajka është aty jo gabimisht, as rastësisht por, sepse pikërisht kukuvajkën donte porositësi, publikuesi e promovuesi i spotit: Kryeministri

Po pse?

Është e qartë se Kukuvajka në spot, nuk ka lidhje me Sali Berishën por, me emisarin e Presidentit Trump krah tij: Chris LaCivita.

Çdo fjalë që thotë a shkruan aty, e ka me të, jo me Berishën.

Në gjuhët latine, emri i shpendit që ne e quajmë kukuvajka e me të cilin kryeministri zëvendësoi bufin në spot, është: La Civetta… pothuajse si emri i Chris…

Kukuvajka në spot, zëvendësoi bufin, pak pas konferencës së përbashkët për shtyp të Sali Berishës me Chris LaCivita, atë që, përcaktoi në 180 sekonda se kush është miku i Amerikës në Shqipëri, e kush është ‘kukulla e Sorosit’;

që, njoftoi shqiptarët se SHBA në Shqipëri duan drejtues një mik të tyre;

që, njoftoi ‘fituesin’ e deritanishëm, se nuk ka ardhur në Shqipëri për të humbur përballë një ‘socialistuci’, menjëherë pasi ka fituar me ‘Knot Out’ ndjeshjen me socialistët më të fuqishëm në glob: demokratët amerikanë…

Në një përpjekje për t’u dhënë zemër e për të mbajtur të bashkuar keqbërësit që drejton e, përmes të cilëve sundon, Edi Rama ka bërë më klasikun e lapsuseve frojdjanë.

Praktikisht, rrugaçërinë, ‘armën’ me të cilën bën pis, fyen e denigron çdo kundërshtar, e ka futur në gojën e tij të pistë dhe… ka qëlluar!!!

Ka dëshmuar se, në këtë krijesë të tij, këtë xhunglën surreale pa rregulla, pa standarde morale, madje jo vetëm pa pemë e bimësi por, edhe pa luan, po këndon këngën e saj ‘kukuvajka’.

Chris LaCivita foli vetëm 180 sekonda dhe i tha të gjitha.

Sqaroi se ‘Amerika’ është kthyer dhe, është sërish ‘Amerikë’!

Foli me emra konkretë, me fenomene konlrete e, me një kthjellësi e vërtetësi që e kishim harruar…

Ato 180 sekonda për zullumqarët, rebtilët e xhunglës ishin ‘kënga e kukuvajkës’, vendimi përfundimtar, i paapelueshëm, që shqiptarët prisnin prej kohësh.

Po! ‘Kukuvajka’ po kukat dhe po paralajmëron fundin e natës 12 vjeçare të shqiptarëve.

Është vërtetë një këngë ndjellakeqe, por vetëm për krijesat e natës!

Në Greqinë e lashtë, ajo venerohej dhe paraqitej në monedha së bashku me Athinanë, perëndeshën e mençurisë…

Me një degë ulliri në sqep, ajo ishte simboli i paralajmërimit të së nesërmes në prosperitet dhe paqe, pa persekutim të kundërshtarëve politikë, pa krim në shtet e pa shtet kriminelësh.

Prandaj e tmerron kukatja e saj!

Dhe bëjnë mirë që tmerrohet!

KAQ!

#me_sali_berishën

#qëndro_në_këmbë_demokrat

#asnjë_hap_pas

Share it :

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *