4 orë në SPAK, Klotilda Bushka ‘kyç’ gojën para mediave

Socialiste dhe kryetarja e Komisionit të Ligjieve, Klotilda Bushka, ka dalë nga Prokuroria Posaçme.

Pas daljes nga ambientet e SPAK, Bushka ka zgjedhur të mos flasë për mediat.

SPAK e akuzon deputeten socialiste për kryerjen e veprimeve aktive “që pengojnë zbulimin e së vërtetës” në rastin e dosjes së kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

U bë me dije se Bushka ishte thirrur si e dyshuar se ka orientuar dëshmitarët se çfarë të deklarojnë, konkretisht shtetasen Ina Goxhaj, ish-drejtoreshë ekzekutive e Byl-a.

Më herët, vetë Klotilda Bushka ka pranuar se ka komunikuar me Ina Goxhajn, duke u shprehur se ka e ka kushurirë dhe ka tentuar ta qetësojë, por jo që ta pengojë të thotë të vërtetën.

Nuk e kam penguar të thotë asgjë dhe as nuk kam tentuar të fsheh asgjë, sepse jam e interesuar të zbardhet e vërteta”, është shprehur deputetja e PS.

Gjithashtu shtoi se: “Nuk di ta shpjegoj e çfarë mund të ketë ndodhur në Prokurori, çfarë presioni trysnie mund të ketë ndjerë kushërira ime që në deklaratat tona private ajo i ka sjellë e përcjellë në kontekst tjetër.”

Sipas SPAK, është konstatuar se ekzistojnë të dhëna konkrete të cilat të çojnë tek dyshimi i arsyeshëm se Klotilda Bushka ka kryer veprime aktive të kundërligjshme të cilat kanë interferuar me hetimin e organit procedues në lidhje me procedimin penal nr. 27 të vitit 2024.

Share it :

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *