Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur pasditen e kësaj të hëne në fshatin Zhejë të Laçit. Vikitma është identifikuar si Dod Mamli. Rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta.
Kurbin/Informacion paraprak
Në rrugën e fshatit Vilëz, Zhejë, Kurbin, shtetasi Dod Nok Mamli, 67 vjeç është vrarë me armë zjarri nga persona ende të paidentifikuar.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe identifikimin e autorëve.
Ndërkohë shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollet dhe në ndihmë të Policisë Vendore kanë shkuar katër grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Shkodër.