Instituti Ndërkombëtar i Shtypit, organizatë ndërkombëtare për mbrojtjen e lirisë së medias ka reaguar pas sulmeve të fundit ndaj medias dhe gazetarëve të kreut të organizatës së rilindjes, Edi Rama dhe ish-beniaminit të tij Erion Veliaj, i cili edhe pse sot ndodhet pas hekurave vijon që krahas sulmeve me gjuhe rrugaçërore ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve të sulmojë e shantazhojë edhe gazetarët.
Nga llogaria e tyre zyrtare në Instagram, rrjeti global i gazetarëve, redaktorësh dhe drejtuesish të medias që mbrojnë lirinë e medias që nga viti 1950, IPI, shkruan
IPI shpreh sot shqetësimin për rritjen e fundit të sulmeve verbale dhe shpifjeve ndaj mediave të pavarura në Shqipëri nga politikanë kryesorë, përfshirë kryeministrin Edi Rama dhe kryebashkiakun e arrestuar të Tiranës, Erion Veliaj. Ne u bëjmë thirrje zyrtarëve publikë që të përmbahen nga një presion i tillë i pabazë ndaj mediave profesionale të vendit, përfshirë mediat si BIRN Albania, dhe të mbështesin ata gazetarë që përballen me fushata shpifjesh dhe ngacmimesh në internet për punën e tyre. Ne gjithashtu qëndrojmë pranë Rrjetit të Gazetarëve të Sigurt dhe atyre që luftojnë për të mbështetur lirinë e medias brenda vendit ballkanik.”