Beteja gjuhësore e Veliajt dhe a je ndyrësirë kur bën ndyrësira!!?

Nga Basir Çollaku

Prokurori gjykata dhe kur vepra kalon “Ndyrësirën”

Në përpjekje të.dëshpëryar për të personalizuar  sherrin me prokurorin Erion Veliaj i hetuari i prangosur për korrupsion e fshehje parash ka nisur sulmin e kanosjet kolektive ndaj atyre që janë jashtë qelie.

Meraku leksikor i ish-kryebashkiakut është se prokurori Dadi i paska thënë në seancën gjyqësore të vlerësimit të masës së sigurisë mes të tjerash edhe : ndyrësirë

Ndonëse zyrtarisht me proces verbal e video ky tekst e kjo fjalë nuk konfirmohen saktësisht e cilësisht ka disa ndyrësi të Veliajt për tu shënuar

Nis me ndyrësitë e plehrave. Mbetjeve. Inceneratorit të Tiranës. 430 milionë euro në akuzë abuzimi. Afro një miliard në harkun 30 vjeçar. 80 mijë euro në ditë nga xhepat e qytetarëve në atë të  oborrtarëve të pushtetit.

A quhet ndyrësirë kjo?! Sigurisht po

U shemb paligjshmërisht Teatri Kombëtar ashtu si edhe Gjykata Kushtetuese thekson në vendimin e saj.

A quhet ndërësirë kjo? Sigurisht që po!

Eco Tirana një kontratë me Veronën e bashkisë Tiranë është një histori dhjetëra milionë euroshe ku Ndragheta ka dërguar në qeli një pjesë të ekipit ortak italian

A quhet ndyrësirë kundër Tiranës kjo? Sigurisht që po!

Mafiozët e Ndranghettës sipas dosjes së antimafias italiane e cila është në SPAK kishin marrë leje ndërtimi në Tiranë ku kishin drejtor afër kryebashkiakut. Dhe investimi kapërcente 180 milionë euro.

A është ndyrësirë tu shërbesh mafiozëve? Sigurisht që po.

Të lejosh pastrimin e miliarda eurove me pallate për bandat e trafikut, duke masakruar Tiranën të shndërrosh qytetin e parë të vendit me ajër kancerogjen vrasës a quhet ndërësi?! Sigurisht që po

Të lësh zona me dhjetëra mijë.panorë pa çerdhe pa kopshte, pa shkolla, pa qendra shëndetësore.

A quhet ndyrësirë?! Sigurisht që po

Të ngresh 5D e 6 D ku drejtorët të privatizojnë bashkinë e marrin paratë publike për hotele e investime personale

A quhet ndyrësi?! Sigurisht që po!

Të vjedhësh si familje dhjetëra milionë dollarë duke përdorur firmën e kryetarit

A quhet ndyrësi?! Sigurisht që po!

Shembujt janë të pafund

Ndyrësitë gjithashtu!

Autori nuk është anonim!

Share it :

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *