Është mbledhur Komisioni i Ligjeve, ku deputeti, Dashnor Sula mori fjalën duke shprehur se Klotilda Bushka nuk mund ta drejtojë më këtë komision.Sula: Ky komision do të duhet të kishte pasur një qëndrim dhe nuk mund të kalojë në një gjendje kaq të heshtur. Të gjithë anëtarët e komisionit të ligjeve mazhorancë dhe opozitë së bashku të bënim një deklaratë të distancimit. Është e paimagjinueshme që kryetarja e komisionit të ligjeve të jetë personi që ka kryer veprime në kundërshtim të hapur me ligjin. Kudo mund ti ndodhë, por me një vetëdije të paparë në pengimin e hetimit të drejtësisë për kryetarin e bashkisë Erion Veliaj, kjo është e paimagjinueshme, e pafalshme.
Të kemi një prononcim për rastin e kryetares sonë. Absolutisht edhe termi që ju përdorni të gjithë rëndomë ‘prezumimi i pafajësisë’, nuk po flitet këtu për themelin e një hetimi apo të një vendimi gjykate që do të jetë në momentin e caktuar nga gjykata. Sot, të sulmohet drejtësia në mënyrën më të tmerrshme në këtë lloj formati dhe kush e bën.Njerëzit me pushtet. Mos harroni, keni një koleg të opozitës që vuan sot burgun në Fier për denoncim. Njerëzit e tjerë që akuzohen për korrupsion galopant, me shifra marramendëse dhe ne dalim ti mbrojmë, kjo nuk është e moralshme.