Kamioni plot me dosjet e Bashkisë, reagon Berisha: Nga burgu, Lal Vjedhësi urdhëron zhdukjen e dokumenteve


Kryetari i PD, Sali Berisha ka publikuar një video ku shihet se si punonjësit e bashkisë po ngarkojnë në kamion mijëra dosje me urdhër të Veliajt.

Berisha shkruan se, kjo zhvendosja e dokumenteve për t’i asgjësuar, është një vendimarrje e urdhëruar nga burgu.

“Nga burgu, Lal Vjedhësi urdhëron zhdukjen e dokumentave! Pasi kanë vjedhur, duan të zhdukin gjurmët! sb”, shkruan Berisha.

Share it :