Gjatë fjalës së tij në prezantimin e programit të PD-së për të përndjekurit politikë, kryetari i PD-së Sali Berisha u shpreh se, shumë shqiptarë guximtarë flijuan veten e tyre apo rininë, vetëm për fjalën e lirë, ndërsa me ardhjen e Edi Ramës dhe Sorosit bashkë me të, u krijuan komisionet e censurës.
“Të dashur miq, kjo diktaturë e dytë, të cilën për fat të keq Shqipëria u bë vendi i parë ish-komunist që e përjetoi. Kjo diktaturë e dytë nuk ishte vetëm një zgjim i krimit, eksremit të majtë në Shqipëri.
Për fat të keq, kjo diktaturë e dytë, erdhi, u fuqizua, u mbështet nga vendi që ne kurrë nuk e prisnim. Kjo diktaturë e dytë, u mbështet fuqishëm nga ekstremi i majtë në SHBA-të.
Ne që kemi parë minimin e kishave dhe të xhamive, një valë e egër barbarie, vlera mijëra e qindra vjeçare shembeshin. Ne ishim një vend me histori të vështirë. Pak vite më parë, qytetarët e vendit më të madh të lirisë e panë me sy se si përmbyseshin statujat, muzetë, simbolet, të cilat çfarë tregonin? Tregonin Amerikën e lirë, tregonin Amerikën, rrugën e lirisë. Rrugën në të cilë kishte kaluar liria në këtë vend të bekuar. Dhe ato, një dallgë e madhe në të katërta anët për t’i shemb, për t’i rrënuar.
Një ngjashmëri e madhe me ekstremin e majtë në pikëpamje. Një botë pa kufij, pa shtete, ap të tjera, por edhe më të egër. Një botë pa gjini, apo pa gjinitë që i ka dhënë Zoti shoqërisë njerëzore. Fatmirësisht, për fatin më të madh të kombit amerikan, por edhe njerëzimit, e them me bindjen më të thellë, kjo dallgë, kjo stuhi e tmerrshme që po sillte në piedestal ekstremin e majtë, platformë marksiste dhe post marksiste, kjo u ndëshkua në mënyrën më shembullore nga kombi i madh amerikan. Duke shpëtuar kështu, jo vetëm lirinë e atij kombi, por edhe lirinë e kombeve tjera, ndër të cilat duhet ta pranojmë, Shqipëria qe i vetmi kopështi i lulëzuar i socializmit. Shqipëria u bë kopshti i lulëzuar i sorosizmit.
Çdo gjë eksperimentohej këtu. Midis gjykatës që i thoshte prokurores, që u thoshte më jepni vota, se do ta fus në hell kundërshtarin tonë, Donald Trump. Dhe, prokurores këtu, që bënte gjahun e opozitës, apo prokurori, nuk kishte asnjë dallim. E vetmja gjë që, ajo ishte e sinqertë, e hapur. Ajo nuk bënte hipokrizi. Unë do ta fus në hell këtë kandidatin e partisë tjetër, thoshte.
Por, fatmirësisht miq, këto morën një goditje për interesin më të madh, për shpëtimin e SHBA-ve. Dhe e vërteta është, shpëtimin në gjitha vendet e tjera të lira. Se ajo valë përbente ndofta një nga rreziqet më të mëdha të kohërave për lirinë.
Filloi censura. Sa e sa shqiptarë guximtarë, me dinjitet flijuan veten apo rininë e tyre vetëm për fjalën e lirë. Atje u krijuan komisionet e censurës.
Na erdhi këtu Sekretari i Shtetit, firmosi një procesverbal, një marrëveshje. Çfarë ishte marrëveshja në Ministri të Jashtme? Komision censure. Fatmirësisht që, ai mori vendin që meritonte.
Pra, u ndala në këto momente se, sigurisht që ju, instinktin, ndjeshmërinë e keni më të madhe, më të lartë se të gjithë të tjerët. Dhe këto zhvillime janë pozitive për çdo qytetarë, por dy herë pozitive për ju që keni ndjeshmërinë më të lartë ndaj këtyre zhvillimeve repressive”, u shpreh Berisha.