Dëshmia “bombë” në Kongresin amerikan: Paratë e USAID u përdorën për të persekutuar liderin e opozitës shqiptare, Sali Berisha

Një dëshmi bombastike u bë sot në Kongresin amerikan, në komisionin e posaçëm për efikasitetin në qeverisje.

Ky komision, pjesë e agjencisë së Elon Musk, është pjesë e Komisionit për Mbikëqyrjen dhe Reformimin e Qeverisjes.

Në seancën e titulluar “Amerika e fundit: Si ndihma e huaj minoi interesat e SHBA në mbarë botën”, u përmendën abuzimet me fondet e taksapaguesve amerikanë.

Gjatë dëshmisë së tij, gazetari investigativ dhe autori i njohur, Tyler O’Neil deklaroi se paratë e USAID janë përdorur për të persekutuar liderin e opozitës shqiptare, Sali Berisha.

“Fondacionet e Shoqërisë së Hapur dhe USAID kanë bashkëpunuar gjithashtu në mbështetjen e ‘East West Management Institute’, i cili mori 31.2 milionë dollarë nga USAID në vitin e fundit të plotë fiskal që përfundon më 30 shtator. Instituti nisi ndryshimet gjyqësore në Shqipëri, që kritikët pretendojnë se rezultuan në persekutimin e liderit të opozitës shqiptare Sali Berisha, duke i mbyllur gojën kundërshtarit të kryeministrit socialist të vendit,” tha gazetari i ‘The Daily Signal’.

Share it :

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *