15 MARS 2025

Lepenica: PD bëri gjithçka për të përndjekurit politikë, PS i shkatërroi dhe i masakroi

Partia Demokratike dhe kreu i saj, Sali Berisha prezantuan programin për të përndjekurit politikë.

Në mbledhjen e organizuar për prezantimin e programit për të përndjekurit politikë, që si gjithnjë kanë qenë një nga prioritetet e PD-së, fjalën e mori Shkëlqim Lepenica, drejtues i Departamentit të ish-Përndjekurve Politik në PD.

“Dua të them një gjë të thjeshtë që të gjithë e dinë. Në Shqipëri, çfarë është bërë për të përndjekurit politikë, e ka bërë Partia Demokratike. Çfarë është bërë për t’i shkatërruar, për t’i dënuar, për t’i masakruar, e ka bërë Partia Komuniste ose Socialiste, vetëm emri i ndryshon, sepse është e njëjta.

“Një ndër arritjet që do të përmend është miratimi i ligjit 9831 datë 12/11/ 2007 për dëmshpërblimin e të dënuarve politikë gjatë regjimit komunist. Ka qenë një ndër arritjet e PD-së, por ai ligj ka nevojë për ndryshim. Partia Demokratike merr përsipër të ndryshojë në këtë ligj”, tha Lepenica.

Share it :

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *