Një shpërthim me eksploziv ka ndodhur në qytetin e Lezhës. Sipas informacioneve, një sasi lënde plasëse i është vendosur zyrës noteriale të noterit Fran Gjoni.
Zyra ndodhet në qendër të qytetit të Lezhës prane sheshit “Gjergj Kastrioti”. Fatmirësisht nga shpërthimi nuk ka pasur të lënduar, por janë shkaktuar dëme të vogla materiale. Autorët janë ende të paidentifikuar ndonëse kamerat e sigurisë kanë filmuar vendosjen e ekplozivit nga dy persona të cilët kanë qenë të pamaskuar.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes. Noteri Fran Gjoni është vëllai i ish-gjyqtarit Gjin Gjoni, i cili prej një viti është bërë pjesë e politikës si kryetar i Partisë Demokratike në Lezhë, ndërsa së fundmi ka hequr dorë nga ky post për të kandiduar për primaret e PD-së për të qenë deputet.