Bylykbashi: Këta prokurorët që keni vënë do t’u mbysin, boll t’u hapësh kapakun e dosjeve…

Nënkryetari i PD, Oerd Bylkbashi nga Kuvendi, e quajti një dështim Reformën në Drejtësi, që sipas tij tashmë është urgjencë, ndryshimi i saj.

Duke foklur nga foltorja, Bylykbashi tha se, tanimë është çarë ‘plastmasi i ekosistemit të OJF-ve’, që sipas tij mbahej me paratë e Soros për të finmancuar pagat e drejtuesve të këtyre OJF-ve, që pa ngurim i cilësoi ‘miza të ngordhura’.

Sipas Bylykbashit, ajo që PS lavdëronte deri dje, sot ka bërë që mbi 130 mijë çështje të mbeten të bllokuara, kryesisht ato civile, pasi ishte mazhoranca ajo që ua nxiu jetën qyetatrëve të vendit, përmes këësaj reforme.

“Që kur votoi pa lexuar Kushtetutën, Majko tha se, PS-PD në KQZ kanë lejuar votimin të atyre që s’kanë dolument tjetër, gënjeshtër e pastër. Ose është rasti tipik i Majkos që s’ka lexuar ose është gënjeshtër. S’duan të lejojnë të votojnë shtetasit shqiptarë, e rrëzuan. Të nderuar qytetarë kudo që jeni, që nuk keni një dokument, dje PS ua mbylli derën për të mos votuar, sepse nuk ju ka në listën e patronazhimit. Nëse vini e votoni, u prishni punë, jashtë parashikimeve të PS. Keni refuzuar 41 mijë persona për t’u regjistruar, nuk doni. Në këtë histori ne kimshim zgjidhur çështjen, me amendament në ligj, që të mos ia lëmë qeverisë. E refuzuat e cuat në KQZ, dhe atje dhatë urdhër politkik.

Kjo vjen edhe për shkak se ëshët çarë plasmani i ekosistemit të OJF që mbaheshin me paratë e Soros. Po ngordhin mizat brenda. Reforma në drejtësi është shembull, sot ato po ngordhin. I keni parë rrogat e drejtuesve të OJF-ve tuaja, turp, tmerr. Ju i kishit. Kjo që kemi sot, që e lavdëronit, 130 mijë çështje janë të bllokuara. Prokuroria është më e vogël. 66% janë çështje civile, ia keni nxirë jetën qytetarëve me këtë reformë. Ka ardhur koha urgjente për të ndryshuar reformën. Produkti që keni prodhuar ju, është shëmtia e asaj që kemi parë dje me rektorin.

Reforma në drjetësi ka prodhuar kapjen totale të shtetit. Që grupi parlamentar janë shteti, gjykata, prokurori\ parlamenti, admanistrat. Kjo po ju rrëshket ndër këmbë. Ashtu keq si është ndërtuar SPAK, në atë hall që keni hyrë ju s’ju shpëton asgjë. Këta prokurorët që keni vënë, do t’u mbysin, boll t’u hapësh kapakun e dosjeve që firmosni, e zeza që do ju ndjekë, do shihni se çdo të ndodhë me ju”, tha Bylykbashi.

Share it :