Kërkoi lirinë para zgjedhjeve, Gjykata e Lartë lë në burg Ilir Metën

Kërkoi lirinë para zgjedhjeve, Gjykata e Lartë lë në burg Ilir Metën
Gjykata e Lartë lë në fuqi masën e sigurisë “arrest në burg” për kreun e PL, Ilir Meta

Togat e zeza kanë rrëzuar rekursin e ish-Presidentit, Ilir Meta, i cili kishte kërkuar lirimin nga qelia, ku ndodhet prej datës 21 Tetor 2024

“Ne lidhje me interesimin tuaj per ceshtjen penale me nr. 60003-00073-00-2025, Kolegji Penal i Gjykates se Larte, ka vendosur: Lenien ne fuqi te vendimin nr.59 (87-2024-333) date 19.11.2024 te Gjykatës së Posaçme te Apelit per Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, thuhet në njoftimin e shkurtër të Gjykatës së Lartë .

Ilir Meta është arrestuar prej tetorit të vitit të kaluar dhe ai kërkon një masë më të butë sigurie. Ai ka kërkuar ti hiqet masa e arrestit me burg në lidhje me postin e tij si drejtues i forcës së dytë opozitare në vend dhe situatës në prag të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit.

Meta akuzohet nga SPAK për korrupsion, pastrim parash e fshehje pasurie lidhur me dosjet e bashkuara Cez-Dia, lobimi i ish-LSI në SHBA dhe shpenzimet e familjes së tij. Gjykata e Posaçme e shkallës së parë dhe ajo e apelit kanë lënë në fuqi masën e “arrestit në burg”, duke bërë që Meta prej afro 4 muajsh të mbahet në paraburgim te 313-ta.

Share it :

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *