Analize nga Armir Shkurti per mos u humbur/ Davidi kundër Goliathit?

Davidi kundër Goliathit? Një patriot i çartur kundër “të keqit, bullizuesit, arrogantit” Trump?….

Debati i pazakontë i presidentit të Ukrainës dhe atij të SHBA sot është tema e ditës. Pse jo edhe e natës.

A nuk qe shumë trim ky aktori me blluzë bojulliri?

Po! Ishte! Dhe për mua nuk aktroi hiç fare! Skena e sotme më vërtetoi se me fitoren e Trump e keqja aspak nuk është zbythur. Përkundrazi. Po riorganizohet dhe po rreshtohet për rezistencë dhe sulm njëkohësisht. Globalizmi majtist i mundur në presidencialet amerikane është i gjallë dhe aktiv në politikën amerikane: që nga senati e kongresi deri në rrëzat e administratës, që Trump e quan “deep state”. Ndërsa në Europë është egërsisht në pushtet. Shumë më e konsoliduar sesa përtej oqeanit. Dhe ky regjim nuk ka ndërmend të dalë në pension. Ky regjim e shpalli fytyrën antinjetëzore gjatë pandemisë, me marrjen nën kontroll të jetëve dhe me vrasjet përmes vaksinave. Ky regjim nisi tredhjen dhe denatyrimin e njeriut përmes axhendave përkatëse.

Në takimin e sotëm u përmend “Lufta III Botërore”

Globalizmi majtist në pushtet e çoi përnjëmend botën në prag të një përplasjeje bërthamore. Sebepi i kësaj katastrofe ishte ky trimi gojëbrisk. Ky u bë stari i shfaqjeve në çdo kancelari a ekran. Davidi kundër Goliathit rus. Lumë gjaku ukrainas, rrënoja dhe eksod. Por “Davidi” mbahej, se e mbante regjimi, me në krye Bidenin e Amerikës, babin e shokut të mirë të Volodimirit.

Sot ky “trim” kërcënoi edhe Amerikën! I kujtoi se oqeani nuk ka për ta mbrojtur. Për nder, veç Enver Hoxhën mbaj mend që ishte në luftë edhe me amerikanët edhe me rusët! Por të paktën, Enveri e pati në mendje. Ky na qenkësh kaq kderr sa ia përplas në sy, mu në zyrë ovale, “arrogantit, bullizuesit” Trump? Jo mër lale! Ata që e ngjitën në skenë me rolin e presidentit luftëtar, ata i kanë dhënë edhe skenarin tjetër. Atë të “duelit” me bjondin. Djaloshi me blluze bojëulliri nuk ka shpëtim. Pa e hedhur vallen sipas avazit deri në fund, ia presin testikujt e çdo zgjatim tjetër trupi për së gjalli ata që e vunë dhe e komandojnë! E ka shitur shpirtin Volodimiri! Prandaj luan trimin! Ndërsa bota vazhdon të mos e kuptojë se është në rrezik. Se monstrat antinjeri po mobilizohen për tu rikthyer më egër dhe që në fakt s’është se e kanë edhe aq të vështirë, me këto masa trumutër që vazhdojnë na çajnë trapin me klliqet globaliste majtiste.

Share it :

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *