Elon Musk paralajmëron aktivistët e Sorosit: Do të dështoni keq
Elon Musk, kreu i Departamentit të Efiçencës së Qeverisjes (DOGE) në SHBA, këshilloi organizatat e lidhura me miliarderin George Soros, pasi ato organizuan protesta kundër DOGE në të gjithë vendin.
‘Indivisible’ dhe ‘MoveOn’ janë rrjete partizane të lidhura me Sorosin, një figurë e fuqishme majtiste në qarqet demokratike që ka dhuruar miliarda për nismat e diskutueshme progresive në SHBA dhe jashtë saj përmes Fondacioneve të tij të Shoqërisë së Hapur.
Një hetim i publikuar këtë javë nga ‘Washington Free Beacon’ zbuloi se të dy organizatat organizuan protesta kundër DOGE në sallat bashkiake republikane dhe në zyrat e anëtarëve të kongresit në disa shtete.
Musk reagoi në mediat sociale, duke u thënë ndjekësve se “nxitja e zemërimit të rremë” kundër DOGE nga organizatat e Sorosit, ka për të dështuar keq.
Soros ka dhuruar miliona dollarë si për ‘MoveOn’ ashtu edhe për ‘Indivisible’.
Kritikat e Musk vjen pasi ‘MoveOn’, e cila udhëhiqet nga Rahna Epting, njoftoi në një deklaratë për shtyp se do të punonte me aleatët për të shënjestruar anëtarët e kongresit që mbështesin DOGE.