Rama, një Kryeministër që eviton Kuvendin dhe mediatNga Genc Burimi

Rama, një Kryeministër që eviton Kuvendin dhe mediat
Nga Genc Burimi

Ka një kontrast, për të mos thënë një hendek galaktik! Nga njëra po asistojmë në një nevojë jo vetëm politike, po thuajse anatomike të Edi Ramës të shpjegohet, të deshifrojë për publikun sesi po e sheh apo po e administron ai realitetin e prditshëm të shqiptarëve. Sigurisht duke përfituar nga ky rast anatomik edhe të godasë me një fjalor zoologjik opozitën. Por nga ana tjetër, dhe këtu qëndron paradoksi, Kryeministri refuzon në mënyrë kategorike të shpjegohet vërtetë sy më sy me popullin. Jo nëpërmjet një ekrani celular siç e bën deri në overdose, por të shpjegohet aty ku demokracia ka parashikuar seancat e shpjegimit: para përfaqësisë popullore në Kuvend, ose përpara ndërmjetësve të interesit popullor që janë gazetarët dhe mediat në përgjithësi.

“Bufi” , siç e quan me perbuzje kryeministri liderin e partisë më të madhe opozitare, mirë apo keq, është i aftë të fluturojë e të kumtojë ku në sallën e kongresit, në një konferencë shtypi apo në një studio televizive. Epiteti, Feniksi, do t’I shkonte më mirë, sepse lideri i opozitës ka rilindur këto vite po aq herë sa kryeminsitri e ka varrosur në të gjitha kuptimet e fjalës. Gjatë kësaj kohe, kryeminisitri, që dhe atij mund t’i gjendet një epitet që i përshtatet fare mirë rrethanave, na shfaqet si një buburrec edhe më i deformuar se ç’e ka bërë natyra këtë insekt, i cili preferon errësirën dhe izolimin në vend të drites dhe ballafaqimit.

Të vetmet herë kur buburreci bëhet trim, është kur ai del në krye të një turme ndjekësish duke kujtuar se, bashkë, bëhen kaq shumë sa s’ka çizme t’i shkelë. Ishte ndoshta ky mendim i gabuar që e shtyu kryeministrin ta provojë eksperimentin të dalë më në fund nga strofulla ku struket, për t’u shfaqur te sheshi përpara një turme të pafuqishme që e kishte sjellë me forcë në këmbim të bukës së gojës. Demokracia prapë u harrua, sepse këmbë opozitari nga parlamenti i Tiranës apo i Shqipërisë nuk u pa që të flisnin dhe ata para « popullit » me paratë e popullit. As këmbë gazetari nuk u pa, të paktën për një pyetje pas fjalimit të Buburrecit siç e bën Putini me një gazetar me syze të Kremlinit. Por kësaj here ishte Demokracia institucionale që nuk e harroi shfaqjen e shpifur të rradhës së buburrecit. Vetë Celibashi, nëpunësi që e ka bërë KQZ-në një strofull dhe më të rehatshme se ç’ka bërë buburreci Kryeministrinë, u detyrua ta pranojë, ai miting qe ilegal për të mos thënë diktatorial.

Ftesë buburrecit: Bëhu human dhe shpjegohu përpara grave dhe burrave reale të ketij vendi real. Shpjegohu në një sy me sy me mediat, përpara gjithë atyre që të paguajnë me taksat e tyre makjazhet e këmbëve të dukshme dhe të padukshme që i ke të zhytura në moçalin më kundërmonjës të korrupsionit që do të mbahet mend në memorjen kolektive edhe 100 vjet pas tharjes së tij.

Share it :

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *