Berisha: Këtë herë mrekullia do vijë nga diaspora! I garantoj se Shqipëria do bëhet vendi i ëndrrave të tyre

Kryetari i PD, Sali Berisha, gjatë një konference për media ka theksuar me forcë përçmimin që shqiptarët i tregojnë kryeministrit Edi Rama dhe figurave të tjera të qeverisë.

Ai ka pohuar se me mijëra qytetarë janë regjistruar nga patronazhistët por që do të votojnë PD-në në zgjedhje.

“E patë ju vetë se çfarë përçmimi tregojnë për Edi Ramën kudo që shkon. Se çfarë përçmimi tregojnë për Taon e për të tjerët.

E patë, janë me qindra, me mijëra ata që i kanë regjistruar patronazhistët, që do votojnë PD-në. Ua them unë, të betuar.

Pra, në çdo lloj varianti që ta shqyrtosh këtë vit, i cili do jetë një vit i mrekullisë, siç ishte viti 1992, mrekulli në të cilën shqiptarët përmbysin diktaturën, por këtë herë mrekullia vjen nga diaspora.

Mirënjohjen më të pakufishme të gjithë shqiptarëve jashtë vendit.

Garancinë e plotë dhe zotimin solemn se Shqipëria do bëhet përsëri vendi i ëndrrave të tyre.

Se Shqipëria Madhështore do jetë Shqipëria me të cilën ata do ndjehen krenar, do konsiderojnë rikthimin në Shqipëri apo do ndjehen krenar kudo që të jenë”, tha Berisha.

Share it :

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *