Dokumenti EKSKLUZIV/ SPAK vendos nën përgjim Gjykatën Kushtetuese, pa vendim gjykate

SPAK ka vendosur që të vendosë në përgjim Gjykatën Kushtetuese.

Në emisionin ‘Çim Peka LIVE’, është publikuar ekskluzivisht dokumenti se si prokurori i SPAK Klodian Braho ka autorizuar vendosjen nën përgjim/ ambiental publik të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese

Siç edhe lexohet në dokumentin ekskluziv, SPAK ka vendosur nën përgjim ambiental gjyqtarët Olta Zaçaj, Gent Ibrahimi dhe avokatin Ylli Manjani.Në autorizimin e prokurorit Braho lexohet se, ndaj gjyqtarëve dyshohet se është ushtruar ndikim, në këmbim të përfitimeve të parregullta.Gjithçka ka të bëjë me vendimin për ligjshmërinë e vendimit për përdorimin e përgjimeve të SKY Ecc, si prova në proceset gjyqësore që SPAK ka aktualisht, dhe konkretisht për padinë që ka bërë i hetuari Pëllumb Gjoka, në Gjykatën Kushtetuese.

Edhe pse vendimi i Gjykatës Kushtetuese, ka rrëzuar me unanimitet kërkesën e Gjokës, SPAK dyshon se në zbardhjen e plotë të vendimit, në arsyetimin e tij, mund të ketë favorizime ndaj të arrestuarit Pëllumb Gjoka.

Dokumenti:

Image
Image
Image

Gjithçka ka të bëjë me vendimin për ligjshmërinë e vendimit për përdorimin e përgjimeve të SKY Ecc, si prova në proceset gjyqësore që SPAK ka aktualisht, dhe konkretisht për padinë që ka bërë i hetuari Pëllumb Gjoka, në Gjykatën Kushtetuese.

Edhe pse vendimi i Gjykatës Kushtetuese, ka rrëzuar me unanimitet kërkesën e Gjokës, SPAK dyshon se në zbardhjen e plotë të vendimit, në arsyetimin e tij, mund të ketë favorizime ndaj të arrestuarit Pëllumb Gjoka.

Dokumenti:

Image
Image
Image

Syri tv

Share it :