Berisha: PD kërkon zgjatjen e regjistrimit, minimumi deri më 9 mars, pasi akti normativ u votua vetëm 3 ditë më parë
Lideri i opozitës shqiptare ka kërkuar gjatë një deklarate për mediat zgjatjen e regjistrimit për diasporën, minimumi deri më 9 mars.
Berisha: PD nuk merr kurrë përsipër të kundërshtojë ushtrimin e të drejtës së votës qytetarëve shqiptarë në asnjë rrethanë, në asnjë rast nuk mund të ndodhë
Por, ajo që themi ne, është të zgjatet minimumi gjer në datën 9 afati, meqenëse akti normativ u votua vetëm para 3 ditësh.
Por ne jemi që çdo njeri që ka aplikuar, t’i njihet e drejta e votës, t’i sanksionohet, të mund t’i konfirmohet.
Pra, nuk bëjmë ne kaste me të drejtën e votës, nuk kemi ne fobira siç ka Edi Rama që ka kryer krime të shëmtuara dhe tani kërkon pas këtyre krimeve, të bllokojë votimin e diasporës.