Kryetari i PD, Sali Berisha gjatë prezantimit të programit për sektorin e energjisë dhe burimeve natyrore, është shprehur se Shqipëria për PD-në dhe koalicionin ‘Shqipëria Madhështore’, do mund të japë përgjigjen më të shkëlqyer, problemeve të mëdha të akumuluara.
Gjatë fjalës së tij, Berisha tha se, Shqipëria ka potenciale të mëdha diellore por 12 vitet e fundit janë ndërtuar gjithsej me kontratat e tyre, disa parqe të vogla që shkojnë apo jo, 50-60 megavat në tërësinë e tyre, në një kohë që Shqipëria është një nga vendet më me diell të të gjithë rajonit.
“Shqipëria po shterron. Ka 6 semestra që prodhimi në këtë vend, bie nga semestri në semestër. Vetëm nga viti 2023 në vitin 2024 eksportet kanë rënë me 32 %.
Vetëm kursi i këmbimit, narkoeuro, nuk është kurs këmbimi, është euro e helmuar nga kokaina e trafikantëve. Vetëm ajo rrëzon përdhe eksportet e vendit, i godet ato me 38%.
Pra, Shqipëria për PD-në dhe koalicionin ‘Shqipëria Madhështore’, vetëm një Shqipëri Madhështore do mund të japë përgjigjen më të shkëlqyer, problemeve të mëdha të akumuluara.
Por a jemi ne realistë në këtë? Jemi shumë realistë, sepse po të kthehemi pak vite mbrapa, me moton ‘Shqipëria superfuqi e vogël rajonale e energjisë së rinovueshme’ u licencuan me një praktikë më transparente që ekzistonte, u firmosën kontrata për ndërtimin e 432 hidrocentrale. Në total një investim prej 5 miliardë euro.
Por përveç kësaj, Shqipëria ka potenciale të mëdha diellore. Koha ndaloi, dhe më keq se ndaloi në 12 vite për energjinë. Kanë ndërtuar gjithsej me kontratat e tyre, disa parqe të vogla që shkojnë apo jo, 50-60 megavat në tërësinë e tyre, në një kohë që Shqipëria është një nga vendet më me diell të të gjithë rajonit.
Platforma të erës së këtij vendi, janë të nivelit evropian, nga Shëmria e Kukësit gjer në Tepelenë. A kanë instaluar kund apo jo, 1 turbinë ere.Koha ka ndaluar dhe ka ecur mbrapa në këto 12 vite.
Anuluan sa erdhën kontratat, dekurajuan bankat të cilat me pasion të veçantë kreditonin HEC-et në Shqipëri, sepse e vërteta është se leverdisshmëria e tyre, ose rikthimi i investimeve arriti në nivelet që ishte për TEC-et dhe bankat kreditonin pa kundërshtira.
I morën që ti vilnin gjithçka.
Po të cilësonin moton e tyre në energji, para së gjithash vjedhje, vjedhje dhe vetëm vjedhje.
Vjedhjet në energji, garantojë qytetarët shqiptarë se tejkalojnë vjedhjet në çdo sektor tjetër”, u shpreh Berisha.