Busheta’ i Bashkisë dhe i pandehuri Rama

Busheta’ i Bashkisë dhe i pandehuri Rama

Nga Basir Çollaku

Duket se bashkiakun në qeli Erion Veliaj po e lëshojnë nervat dhe jo vetëm. Pasi ka provuar çdo orë me mesazhe kanosje ndaj Ramës e SPAK e ditët e burgut vetëm do të shumëfishohen, Veliaj po tenton fishekun e fundit. PENDIMIN. Kjo është kërkesa e tij për të marrë të pandehur Edi Ramën dhe mbase tre apo katër ministra të tjerë, duke hapur ferrin në PS.
Veliaj I penduar?

Nis me dosjen 1, kanabizimin, ku platforma narkotike e Ramës, solli mes të tjerash përplasjen Tahiri-Veliaj ku viktimë mbeti ministri i brendshëm.

inceneratorët 1 miliard euro në 30 vite

Vijon me dosjen 3 të Eco Tiranës me Ndranghetën e Veronës

Me dosjen nr 4 shembjen e paligjshme të Teatrit Kombëtar me kërkesë të Ramës

Dosja 5 ajo e Ndranghetës me ndërtimet ku antimafia dënoi me burg biznesmenin me lidhje te Rama dhe Veliaj, ku vetëm tre kulla kërkonin 180 milionë euro

Dosja nr 6 ajo e Becchettit 150 milionë euro ku Agaçi, Rama e Veliaj me tre sms kërdisën buxhetin nga gjoba e Arbitrazhit.

Dosja e 7 ajo e kullave në Tiranë një ferr miliarda eurosh betoni ku bashkiaku Veliaj qëndiste porositë e shefit

Dosja nr 8, ajo e McGonigal FBI, ku Rama e Veliaj janë në kazanin e përbashkët të lobimeve e gjobvënieve. E kur FBI ka mbërritur me forca të shtuara në Tiranë.

Dosja nr 9 ajo e 5D ku drejtorët masakruan paratë publike dhe u cilësuan nga gjykata e posaçme grup i strukturuar kriminal

Dosja nr 10 e tenderave elektoralë e çerdhe-kopshteve e banesave sociale

Dosja nr 11 e rindërtimeve nga tërmeti ku sërish miliarda kanë rrëshkitur nëpër mesahe

Kudo nëpër këto dosje nuk mund të mbyllësh hetimet pa marrë dëshminë dhe përgjegjësinë e KM Rama sipas rrëfimeve Veliaj. Natyrisht kjo Pendesë nuk sjell lumturi as për Ramën, Olsin, Ballën, Ballukun, Xhafën pasi kishte dhëndërrin andej nga lejet, Ulsiun, Xhaçkën, Elisën, Fridën, Maznikun, Gonxhen, Agaçin, Kumbaron, e mjaft rishtarë e ushtarë. Nuk duhet lënë larg as vëllazëria treshe Rama-Soros-Veliaj. Aty shfaqet reforma në drejtësi. Aty shfaqet vetingu me porosi. Aty del SPAK e Gjykata e Posaçme. Por nuk mungojnë KPK dhe KPA. Dalin diku edhe Gjykata e Lartë e ajo Kushtetuese. Nuk harrohen diplomatë e ambasadorë të sajdisur me zarfe erotike dhe financiare. Lista nuk ndalet. “Busheta” i Bashki-qeverisë nisi të flasë. Omerta ka shenja të kriset. Pastaj nuk dihet ku mbarojnë krismat. I pandehuri në zyrë ka marr zarfin e zi nga i përzgjedhuri. Kjo nuk lahet me sapun as me zgjedhje…

Share it :

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *