Gazetarja: Veliajt financoi me 320 mijë euro shoqatën ‘Bash-Art’ të Altin Bashës, sa buxheti i 3 viteve të TK
Gazetarja Beti Njuma, ka reaguar në lidhje me një tjetër skandal të bërë publik nga pagesat e kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës, Erion Veliaj për regjizorët dhe aktorët, të cilët në fillim ishin ‘kundër’ prishjes së Teatrit Kombëtar dhe më pas u korruptuan me forma të ndryshme, duke dalë ‘pro’ prishjes së trashëgimisë kulturore shqiptare.
Në postimin e saj në Facebook, Njuma thekson se ‘pasi ia mbylli gojën për prishjen e Teatrit Kombëtar duke e bërë drejtor, Erion Veliaj financoi me 320 mijë euro (sa buxheti i 3 viteve të TK) shoqatën “Bash-Art” të Altin Bashës’.
Postimi
Pasi ia mbylli gojën për prishjen e Teatrit Kombëtar duke e bërë drejtor, Erion Veliaj financoi me 320 mijë euro (sa buxheti i 3 viteve të TK) shoqatën “Bash-Art” të Altin Bashës! Dhe pastaj habitemi si u ble kauza e Teatrit Kombëtar dhe se si aktorët e regjisorët u bënë palë me talebanët e trashëgimisë. Kush nuk blihet me para, blihet me SHUMË PARA!