Lej Feni po lufton me thonj për të shpëtuar karierën dhe ende nuk ka njeri t’i thojë:
O “Koqehekri”! Je tu ia fut pordhës me grosh biruce! Sidomos me këtë status
Lekët e Tiranës nuk janë lekët e mamit. Janë tonat, që duhen administruar me përgjegjësi. Që të lëvizin pa biletë gratë nesër, dikush duhet të paguajë, apo jo? Kush pra? Dhe me çfarë lekësh?
Tjetra, mër Fik!
Gratë nuk janë “shtresë në nevojë” që ti të bësh sevapë me nga 40 qindarka. 8 marsi shënon ditën kur gratë kërkojnë të drejtat E TYRE, barazi dhe dinjitet. Nuk është dita e mëshirës dhe lëmoshës. Kush, mër palaço, ta jep ty të drejtën të fyesh gratë e Tiranës, duke i qirasur, më 8 mars, me biletë autobuzi?
Nëse bashkia e Tiranës do ta zbatojë këtë porosi të të arrestuarit Veliaj, unë mendoj se do të ketë kryer gjithashtu disa shkelje të tjera, nëmos vepra penale:
Edhe pse nuk është shkarkuar nga posti i kryetarit të bashkisë, i arrestuari Veliaj NUK është më kryetar. Funksionet e tij i kanë kaluar një prej zëvendësve. Dy gjela në majë të një plehu s’këndojnë. Ekipi i prokurorëve që po ndjek krimet zgjedhore është i lutur të mbajë në vëmendje nëse një “bamirësi” e tillë masive, 2 muaj para votimeve, me paratë e taksapaguesve, është fushatë me fonde publike.
