Deputeti i PD-së, Edi Paloka ka zbardhur mashtrimin e kryeministrit Edi Rama për udhëtimet e tij gjoja me ‘economy class’, gjatë bashkëbisedimit me ndjekësit e tij në rrjetet sociale.
Në postimin e tij në Facebook, Paloka ka publikuar një dokument me udhëtimet e Ramës me ‘charter’, duke theksuar se ‘këto janë vetëm disa nga udhetimet me charter të atij që mashtron sy më sy e thotë se fluturon në ‘economy class’.
Postimi
Keto jane vetem disa nga udhetimet me charter te atij qe mashtron sy me sy e thote se fluturon ne economy class.
Ato qe rezultojne si charter te Turqise , jane fluturimet me “Ismailin” , charterin personal te Rames. Te tjeret jane charter te marra me pagese ose te ofruara nga kompani te huaja ne kembim te …cfare???
