Paloka: Rama mashtron sy më sy, ‘Ismailin’ e ka kthyer në çarter personal
Kryetari i Këshillit Kombëtar të PD, Edi Paloka, ka reaguar me një shënim në faqen e tij në Facebook pas deklaratave të Ramës që udhëtonte në ‘economy class’.
“Nuk e ka problem fare mashtrimin sy me sy”, shkruan Paloka, duke kujtuar udhëtimet e tij me Air Albania të cilin sipas deputetit, e ka kthyer në një, çarter personal.
Postimi
Rama në ‘economy class’…
Nuk e ka problem fare mashtrimin sy me sy.
E dijnë gjithë shqiptarët që “Ismailin” e Air Albanias e ka kthyer në çrter personal, po prapë gënjen me qetësi e sy me sy!