Te perfshire gazetare dhe pronare mediash/ Provat e reja dhe pergjimet ambientiale qe paraqiten prokuroret ne gjyqin Veliaj
Pas rreth 7 orë seancë, Apeli i GJKKO-së ka shtyrë për nesër vazhdimin e saj pas dorëzimit të fakteve dhe provave të reja të prokurorit Altin Dumani dhe Ols Dado kundër kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj
CNA ka mësuar nga burime nga brenda seancës se janë disa audiopërgjime ambientale dhe telefonike të bëra ndaj kryebashkiaku Erion Veliaj i cili komunikon me vëllain e tij Arbër Veliaj ku përmenden dhjetëra emra. Gjithashtu ka fakte dhe prova të tjera që lidhen me kryebashkiakun Veliaj, familjaret e tij dhe biznesmenët që ka bashkëpunuar.
Burime për CNA bëjnë me dije se në përgjimet e dhëna si prova nga SPAK që janë lexuar në seanca nga prokurorët dhe janë administruar nga avokatët.
Komunikimi i Erion Veliajt me vëllian e tij Arbër Veliaj përfshin edhe veprime si të shkojë të takojë gazetarë, të mbajë lart fort mediat, të ushtrojë presion dhe forcë të madhe mbi gjyqtarët dhe prokurorët. (gjithçka është parë në disa media pranë kryebashkiakut dhe maxhorancës javët e fundit)
Gjithashtu në përgjime Veliaj përmend disa emra. Sipas të dhënave dhe burimet brenda seancës, CNA mëson se emrat që Erion Veliaj përmend në bisedat me vëllain e tij Arbërin janë Lori Hoxha dhe Visi apo Grida Duma të Top Channel. Gjithashtu përdoren emrat e gazetarëve Mero Baze dhe Carlo Bollino. Sulmet dhe shantazhi ndaj drejtësisë janë qëllimi kryesor i veprimeve nga mediat.
CNA ka mundur të sigurojë nga burime brenda seancës këto të dhëna, këta emra që Erion Veliaj i përdor në përgjimet që SPAK i ka vënë në dispozicion Apelit të GJKKO për të ushtruar presion të madh mediatik kundër njerëzve të drejtësisë, duke nisur nga mediat kryesore të cilat CNA shpesh i ka përmendur si mediat e paguara nga inceneratorët, nga vëllai i kryebashkiakut Erion Veliaj, apo koncesionet e pushtetit./ CNA