Urdhri i censures/ Ja data kur do të mbyllet TikTok në Shqipëri
Në një akt censure, Edi Rama ka marrë vendimin që të mbyllë më pak se dy muaj para zgjedhjeve rrjetin social TikTok për një afat 1-vjeçar, me pretendimin se nxit dhunë tek të miturit.
Vendimi është miratuar nga Këshilli i Ministrave, teksa ndërprerja e aksesit në platformën TikTok për shqiptarët do të ndodhë mesnatën e 13 Marsit
Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare, përmes një e-mail të dërguar të gjitha subjekteve ISP (ofrues të shërbimeve të internetit), u ka kërkuar që të bllokojnë aksesin e TikTok deri me datë 13 Mars.
Opozita ka thirrur një protestë më 15 Mars për të kundërshtuar censurën dhe mbylljen e platformës TikTok në Shqipëri.
Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) me shkresën nr. 1196 prot., datë 10.03.2025 (administruar në AKEP me nr. 359/2 prot., datë 10.03.2025), ka kërkuar marrjen e masave të nevojshme për bllokimin e aksesit në aplikacionin TIK TOK dhe infrastrukturën e tij digjitale në territorin shqiptar, duke ndërmarrë veprimet e mëposhtme:
Bllokimi i IP-ve të TikTok në territorin e Shqipërisë.
Bllokimi i DNS-ve te TikTok në territorin e Shqipërisë.
Bllokimi i SNI (Server Name Indications) të TikTok në territorin e Shqipërisë.
Bllokimi i IP-ve të kompanisë ByteDance në territorin e Shqipërisë.
Në shkresën e AKSK-së citohet baza ligjore (Vendimi i Këshillit të Ministrave nr. 151 datë 6.3.2025) dhe listën e të gjitha IP-ve dhe domaineve, për të cilat kërkohet bllokimi i aksesit.
Bazuar në germën ç), të pikës 2 të nenit 30 të ligjit nr. 54/2024 “Për komunikimet elektronike në Republikën e Shqipërisë” dhe germës e), pika 1, të nenit 9, si dhe pikës 9 të Aneksit E, të Rregullores së AKEP nr. 47 datë 26.10.2017 “Për zbatimin e regjimit të Autorizimit të Përgjithshëm”, çdo operator/sipërmarrës që ofron shërbime/rrjete të komunikimeve elektronike sipas regjimit të autorizimit të përgjithshëm, duhet të respektojë kufizimet e transmetimeve të përcaktuara me përmbajtje të paligjshme ose të dëmshme nga AKSK.
Për sa më lart, ju përcjellim shkresën e AKSK-së.
Gjithashtu, secili sipërmarrës (ISP), duhet te paraqese konfirmim me shkrim në AKEP dhe për dijeni AKSK, për mbylljen e aksesit IP-ve dhe domaineve të cituara në shkresën e AKSK, brenda datës 13 mars 2025.