Berisha flet para mbledhjes se kryesise, me gazetaret
Kreu i PD-së, Sali Berisha, para mbledhjes në Kryesi, është shprehur se Dashnor Sula nuk është përjashtuar nga lista e kandidatëve për deputetë.
S’është përjashtuar dhe s’mund të përjashtohet. Ka meritat e veta. Nuk kam komunikuar me zotin Sula. Telefoni im ka mijëra mesazhe, edhe mund të më ketë shkruar. Ai është njeri i respektuar”, tha Berisha.
Deputeti i PD, Sula tha se nuk ishte përfshirë në listën e kandidatëve për zgjedhjet e 11 majit. Në një postim të gjatë në facebook, Sula thase nuk është përfshirë në lista, për shkak se sepse është“SPAKIST”.