Berisha: Rama është tmerruar nga kryemagjistari i fushatës tonë, kryestrategu i fitores së Donald Trump
Lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se ardhja e kryestrategut të fitores së Donald Trump ka tmerruar Edi Ramën.
Sipas tij, fitorja e PD ka në bazë Chris LaCivitën, më të cilin Berisha bën të ditur se është në kontakt të vazhdueshëm, të përditshëm me udhëzimet dhe instruksionet e tij.
Miqtë e mi, fitorja jonë ka në bazë pra jo vetëm programin, por ka në bazë kryemagjistarin, bashkëkryestrategun e fitores më mahnitëse elektorale në historinë e njerëzimit që ishte fitorja më 5 nëntor 2024 e presidentit Donald Trump në SHBA.
Chris LaCivita dhe Suzane Uilis ishin dy strategët më të mëdhenj të kohërave që bënë të mundur një fitore që kundërshtohej nga gjithë makineria gjigante.
Aa nuk e penguan dot të fitojë.
Chris LaCivita është tani kryemagjistari i fushatës tonë.
Ne jemi në kontakt të vazhdueshëm, të përditshëm me udhëzimet dhe instruksionet e tij.
Kjo e ka tmerruar Edi Ramën.
E çuditshme, një ditë që Edi Rama i thoshte një turist nga Uashingtoni, turisti nga Uashingtoni kishte postuar në X-in e tij një foto ngjitur ne Air Force One, me aeroplanin e presidentit, dhe tha, ja me se erdha në Uashington.
Pra, është pak turist i veçantë ky, që e ka tmerruar Ramën.