Burimi: Rama është i traumatizuar, ndodhet në një rrugë pa busull
Analisti Genc Burimi ka komentuar deklaratat e Ramës për të cilin tha se ndihet i traumatizuar pas fitores së Donald Trumpit në SHBA.
Burimi ka ironizuar stilin e jetesës së Ramës duke përmendur një shishe vere 33 mijë euro, një imazh që sipas tij, mund të mbetet më i paharrueshëm, sesa politikat që Rama ka ndjekur këto vite.
“Ky nuk thotë se nuk pi alkool, nuk ha bukë, po tani po merremi edhe me jetën private të tij. Kur ai nxirrte një shishe vere, 33 mijë euro, mendoj se opinioni publik do të mbajë mend më shumë këtë imazh, sesa se çfarë bën Rama.
Edi Rama sot është plotësisht i traumatizuar nga fakti se si fuqia e parë në botë e ka kthyer kundër. Ai besoi vetë në fabulën dhe legjendën ‘Gishtoja i vogël’, kryeministri i një vendi si liliput, do ta fusë në xhep financierin e administratës së fuqisë së parë në botë. Parë nga larg, një marsian që vjen është vërtet një histori romanesh.
Për arsye që do i mësojmë më vonë, Rama e fuste në xhep Sorosin dhe ai e financonte e thoshte do të bëhej president i SHBA-ve, pra ishte diçka që kalon nga një situatë ku ke kapur çekun 1 miliard dollarë, në një përmbysje globale, në 5 nëntor e pas.
Është sikur të biesh nga kati i 50 dhe sot është aq i traumatizuar sa nuk di se ku shkon dhe nuk e beson dot që Trump merret me Berishën dhe jo me të”, tha Burimi për Syri tv.