Nuk i trembem votës!! Alimehmeti sfidon veten, kërkon që të kandidojë në Tiranë në listën e hapur

Nuk i trembem votës!! Alimehmeti sfidon veten, kërkon që të kandidojë në Tiranë në listën e hapur

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Ilir Alimehmeti tha se do të dëshironte të garonte në listë të hapur.

Për Vizion Plus, Alimehmeti deklaroi se nuk i trembet votës. Ai theksoi se Partia Demokratike duhet të prodhojë listën më të mirë për të fituar zgjedhjet e 11 majit, dhe jo duke e parë në nivel individual.

Sa i përket primareve, Alimehmeti shtoi se ishte në udhëzim, që në fazën e dytë do të vlerësoheshin edhe elemente të tjera të kandidatëve, si kontributi, përfaqësimi dhe kjo do të bëhej nga Kryesia e PD-së.

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së e vlerësoi deklaratën e Metës, se do të shkojë me listë të hapur në zgjedhjet e 11 majit, si një lëvizje fisnike.

Në sferën publike vijojnë të ziejnë emrat dhe listat të supozuara që nuk përputhen gjithmonë me logjikën e primareve, a mund të na thoni diçka për këto komente?

Alimehmeti: Siç ishte në udhëzim, udhëzim i cili u miratua nga Këshilli Kombëtar para kandidimit të primareve, në fazën e dytë do të vlerësoheshin edhe elemente të tjera, si kontributi, përfaqësimi dhe kjo do të bëhej nga Kryesia e PD-së. Kryesia mblidhet nesër. Në parim, është Këshilli Kombëtar ai që përzgjedh listën që do të shkojë në KQZ. Kjo është procedura që ne i jemi nënshtruar.

Jeni një nga më të votuarit në primaret e PD-së, ju prisni të jeni në listë të hapur apo të mbyllur?

Alimehmeti: Unë do doja një listë të hapur, nuk i trembem votës. Do doja listë të hapur për të gjithë, por u vendos ndryshe në korrik. Të prodhojmë listën më të mirë për të fituar zgjedhjet e 11 majit, dhe jo duke e parë në nivel individual. Përbërja totale e listës, primarja është brenda PD-së, renditja bëhet nga Kryesia dhe Këshilli Kombëtar. Por do doja që përfundimi të ishte një listë që të jetë e hartuar me personat që kanë fuqinë më të madhe për të sjellë fitore në 11 maj.

A po përbëjnë problem qejfmbetjet para dorëzimit të listës? Kemi parë edhe tërheqje nga gara si nga PS edhe PD. Sot jemi 60 ditë para zgjedhjeve, a përbën problem?

Alimehmeti: Është krejtësisht normale. Objektivi i madh është 11 maji, nuk është se jam unë apo nuk jam unë.

Meta ka vendosur të garojë në listën e hapur, si e shihni lëvizjen e tij?

Alimehmeti: Këdo që thotë do të shkoj me listë të hapur, do marrë vota, do e shihja si një lëvizje fisnike. Pra, shkon atje, i nënshtrohet sovranit, pra popullit.

Share it :

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *