treti në Primaret në Tiranë, Grigels Muçollari: Ja pse kam zgjedhur listën e hapur

I treti në Primaret në Tiranë, Grigels Muçollari: Ja pse kam zgjedhur listën e hapur

Grigels Muçollari: “Pse kam zgjedhur listën e hapur!

Sot, në mbledhjet e Kryesisë së PD dhe të Këshillit Kombëtar, do të finalizohet ekipi i përfaqësuesve të PD për zgjedhjet e 11 majit. Është vetëm një nga etapat, pasi Partia Demokratike është tashmë në këtë betejë kudo me njerëzit, strukturat e saj në çdo seksion, grupseksion e degë.

Ka vëmendje, ka pritshmëri dhe patjetër do të ketë edhe debate. Falë Zotit, PD e ka debatin pasuri të saj. Ditën që s’do të ketë debat, s’do të ketë më PD. Këtu jemi shumë ndryshe nga kundërshtarët tanë.

Unë vetë e kam bërë të ditur edhe më herët, madje këtë qëndrim ia kam komunikuar edhe Kryetarit të Partisë, përpara procesit të primareve, dhe i qëndroj këtij parimi: do të jem në listën e hapur.

Ky është një moment jetik për vendin, për shoqërinë, për PD-në. Më pas vjen në rëndësi karriera e secilit. Shqipëria ka nevojë për ndryshimin e qeverisë. Që ndryshimi të vijë, duhet luftuar për çdo votë. Për çdo votë luftohet vetëm në listën e hapur”.

Share it :

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *