Apeli i GJKKO lë në fuqi sekuestron e llogarive bankare të Ajola Xoxës

Apeli i GJKKO lë në fuqi sekuestron e llogarive bankare të Ajola Xoxës

Gjykata e Posaçme e Apelit ka rrëzuar ankimimin e Ajola Xoxës, bashkëshortes së kryebashkiakut të arrestuar Erion Veliaj, e cila kërkoi heqjen e masës së sekuestros për llogaritë e saj bankare.

Apelii GJKKO-së mori vendimin për të lënë në fuqi masën e sekuestros të vendosur nga Gjykata e Posaçme me kërkesë të SPAK, në kuadër të hetimeve ndaj çiftit Veliaj.

Ndërkohë Ajola Xoxa mund të bëjë rekurs kundër këtij vendimi në Gjykatën e Lartë brenda 45 ditëve.

“Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtari Engert Pëllumbi, sot më 13.03.2025, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 11, datë 27.02.2025 regjistrimi, regjistruar mbi ankimin e ankuesve A.X., Shoqëria Tregtare “” sh.p.k., Shoqëria “” sh.p.k., me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 98 Akti, datë 10.02.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, lidhur me caktimin e masës së sigurimit pasuror, sekuestro preventive, mbi llogaritë bankare”, dhe vendosi:

Miratimin e vendimit nr. 98 Akti, datë 10.02.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin e Krimin e Organizuar.
Kundër këtij vendimi mund të bëhet rekurs në Gjykatën e Lartë brenda 45 ditëve nga e nesërmja e njoftimit të tij.”- thuhet në vendim.

Share it :

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *