Garon ne lista te hapura/Jorida Tabaku: Betejat nuk me trembin

Garon ne lista te hapura/Jorida Tabaku: Betejat nuk me trembin

Jorida Tabaku reagoi në rrjetet sociale pasi u përfshi në listën e hapur të Partisë Demokratike.

Pasi theksoi se fitoi primaret dhe ishte ndër më të votuarit, Tabaku tha se “sot nis një sfidë të re—betejën për Tiranën në listën e hapur”, shkruan A2.

“Nuk më trembi as beteja për profesionet e lira dhe të drejtat e qytetarëve. Ndaj nuk do të më trembë as kjo sfidë”, nënvizon Tabaku.

Postimi i plotë i Jorida Tabakut:

“Faleminderit demokratëve të Tiranës për besimin! Fitova primaret me mbështetjen tuaj dhe isha ndër më të votuarit, por sot nis një sfidë të re—betejën për Tiranën në listën e hapur! Në Partinë Demokratike asgjë nuk më është falur. Çdo betejë e kam fituar me punë dhe përkushtim, dhe ashtu do të ndodhë edhe tani! Do të jem në Parlamentin e ri për të përfaqësuar jo vetëm demokratët që më votuan, por edhe ata që ende nuk e shohin veten të përfaqësuar. Për një ekonomi më të mirë, për shtresën e mesme, për familjet shqiptare, për integrimin Europian dhe për luftën ndaj korrupsionit! Betejat nuk më trembin! Nuk më trembi komisioni hetimor, as pronarët e inceneratorëve që sot janë në arrati apo në qeli. Nuk më trembi as beteja për profesionet e lira dhe të drejtat e qytetarëve. Ndaj nuk do të më trembë as kjo sfidë! Për mua nuk ka pasur dhe nuk do të ketë privilegj më të madh sesa të jem zëri i demokratëve dhe të vazhdoj t’ju përfaqësoj me dinjitet dhe vendosmëri”, shkruan Tabaku

Share it :

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *