Igli Cara: Durrësi një nyje lidhëse, Shqipëria do bëhet epiqendër e transportit detar në rajon!
Kandidati i Partisë Demokratike në Durrës, Igli Cara është shprehur se, qyteti bregdetar do të jetë nyja lidhëse për transportin detar.
Duke folur në takimin për prezantimin e programit të transportit dhe infrastrukturës së PD për vitet 2025-2029, Cara u shpreh se, ‘Shqipëria do bëhet epiqendër kryesore e transportit detar në rajon!’
Reagimi
Kur bëhet fjalë për infrastrukturën, Durrësi mbetet një nyje lidhëse, ndaj investimet në këtë sektor janë një domosdoshmëri.
Gjatë takimit të mbajtur për prezantimin e Programit të Qeverisjes 2025-2029 për Infrastrukturën dhe Transportin, u prezantua edhe projekti për ndërtimin e menjëhershëm të një porti të thellë (deep port), për t’iu përgjigjur trendit në rritje të transportit të ngarkesave detare.
Objektivi është i qartë.
Shqipëria do bëhet epiqendër kryesore e transportit detar në rajon!
Krahas kësaj do të investohet edhe në përmirësimin e lidhjeve rrugore dhe hekurudhore.
Investimet në infrastrukturë janë fuqizim i ekonomisë, janë zgjedhja e duhur për zhvillimin e vendit.
Hapa konkretë, që do t’i japin Durrësit, imazhin e duhur, për vendasit dhe të huajt!