54% e shqiptarëve kundër Edi Ramës’/ Këlliçi: Një zgjim i papritur apo një hakmarrje për Veliajn?
Kandidati për deputet për PD, Belind Këlliçi ka shpërndarë në Facebook të dhënat e një sondazhi të bërë nga media e Carlo Bollinos, mirëpo rezultatet nxjerrin se 54% e shqiptarëve janë kundër Edi Ramës.
Është një zgjim i papritur ndaj realitetit apo një hakmarrje për Veliajn?
Këlliçi thekson se konsumimi i tepërt i qeverisjes së kalbëzuar Rama 3, po jep efektin edhe në mediat e vetë pushtetit.
Postimi
Hakmarrje me porosi e leçjanit Carlo Bollino!
54% e shqiptarëve kundër Edi Ramës.
Duket se konsumimi i tepërt i qeverisjes së kalbëzuar Rama 3, po jep efektin edhe në mediat e vetë pushtetit.
Në një sondazh në mediat e paguara dhe të kontrolluara nga inceneratori fantazmë i Tiranës, dilet në përfundimin se 54% e shqiptarëve janë të zhgënjyer nga veprimtaria e qeverisë së Edi Ramës!
Nuk e di nëse ky qëndrim afër të vërtetës vjen nga një zgjim i papritur dhe një përballje me realitetin e përditshëm, apo vjen thjeshtë nga një hakmarrje për Veliajn, kurbanin e radhës i cili ushqente me inceneratorët e tij të gjithë Carlot dhe leçjanët mediatikë që i shërbejnë si kamikazë!
Ndoshta përpos sulmit të koordinuar ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve, Carlo ka vendosur t’i vihet në shërbim deri në fund të burgosurit Veliaj, madje edhe duke guxuar të ekspozojë kreun e organizatës, Edi Ramën.
Sido që të jetë, e vërteta mund të vonojë, por herët a vonë do dalë në dritë, edhe për Carlon!
Durim edhe pak.