Rama me kokë integrimi nga çunat e Dubait

Rama me kokë integrimi nga çunat e Dubait

Nga Basir Çollaku/

Pasi ka dështuar me sukses të plotë në mbajtjen e premtimeve 12-vjeçare që i ka ripërtypur në çdo zgjedhje, premtime realizimi i të cilave varej realisht nga ai, babloku sapo ka hedhur në panair-pazarin elektoral një premtim që nuk varet hiç nga ai:

pajisjen e shqiptarëve me pasaportë të BE!

Të vetmen gjë që varej nga ai në lidhje me BE, e ka bërë dhe i duhet njohur merita: na ka “lartësuar” si subjekte përparësore dhe të profilit të lartë të EUROPOL dhe EUROJUST

Por shqiptarëve nuk ua zeron dot kujtesën babloku:

-Me 13 korrik 1995 Shqipëria u bë anëtare e Këshillit të Evropës. Qeveriste PD.

-Me 22 prill 2009 Shqipëria u bë pjesë e NATO-s. Po në pushtetin e PD.

-Me 15 tetor 2010 shqiptarët fituan të drejtën të qarkullonin pa viza në të gjitha vendet e hapësirës Shengen. Po në hohen e qeverisjes së PD.

Edhe pse babloku ushqen shpresa iluzive te konjuktura ndërkombëtare me Ukrainën, nuk është e domosdoshme për të qenë profet për të parathënë se në bazë të rregullit e logjikës historike, do të jetë PD që do t’ i anëtarësojë shqiptarët dhe Shqipërinë në Bashkimin Europian.

Post scriptum:

Babloku nuk lodhet së dëshmuari pa reshtur se preferon Dubain ndaj Brukselit…

Share it :