Me 36 padi nga Maf!a Soros, av Altin Goxhaj gati te kandidoje per deputet me deshmine e penalitetit te paster
MAFIA SOROS MË BËRI 36 PADI DHE KALLZIME NË 20 VJET! NË FUND DUHET TË VENDOSIN DËSHMINË TIME TË PENALITETIT TË BARDHË BORË, NË MURIN E QELIVE TË TYRE 😀
Për shkak të kandidimit në Tiranë si Kryetar i Aleanca Konservatore Për Shqipërinë parti aleate në Listën e Hapur të Koalicionit të madh opozitar PD#MAGA (Make Albania Great Again) mora Dëshminë e Penalitetit: E BARDHË BORË 🙂
Shkurt: Mafia Soros dhe EDvEri në 20 vjet represion personal dhe familjar, me 36 padi civile dhe penale, me dhjetra arrestime të paligjshme, 250 milionë Lekë gjoba, zero pagesë, në fund më hëngrën atë që s’thuhet 🙂
Sot kandidoj kundër Mafies dhe Axhendës Soros me të njëjtat tezat dhe objektiva, të njëjtin qëndrim dhe filozofi, si sot 20 vjet më parë në 20 vjet luftë për jetë a vdekje dhe kjo Dëshmi është trofeu i kësaj Lufte Jete 🙂
Nga Avokati Altin Goxhaj,
kandidat në Listën e Hapur Tiranë të Koalicionit Opozitar si përfaqësues i Partisë Aleanca Konservatore për Shqipërinë:
“Nga viti 2005 e deri më sot, Mafia Soros nisi kalvarin e 36 padive civile dhe penale, kallzimeve, proçedimeve, shoqërimeve, arrestimeve, duke më vendosur mua në Listën e Personit me rekordin më të madh kombëtar të përndjekjes politike në 34 vjet pluralizëm! 250 milionë Lekë gjoba në gjykata dhe polici, zero pagesë nga ana ime! Më goditën dhe mbyllën biznesin familjar të motosharrave (1993-2010), zero kompensim për shtëpinë që më prishi tërmeti në plazh, më bllokuan për 9 vjet llogarinë bankarare duke më bllokuar gjyqin e financuar drejtpërdrejt nga Fondacioni Soros (nëpërmjet zarit të Soros Gerti Shella që për ironi të fatit ishte monitoruesi i Gjykatës së Lartë me paratë e Soros dhe USAID), në Gjykatën e Lartë nga 2010 deri në 2019 të cilin e fitova siç kam fituar të gjitha gjyqet dhe rrëzuar të gjitha proçedimet penale me oktapodin Soros! I panumërt numri i gjobave deri në gjobën e famshme prej 50 milionë lekësh që rrëzova në 2020 duke sjellë anullimin e gjithë gjobave të të gjithë shqiptarëve të vendosura përgjatë muajve Mars- Maj 2020! Më zunë çdo rrugë, hapësirë, më futën në Listën e Zezë të Bllokimit Total të 10 televizioneve në 10 vjet! Në fund rezultati është kjo DËSHMI PENALITETI E BARDHË BORË 🙂 Shkurt: Mafia Soros dhe EDvEri, në 20 vjet, më hëngrën atë që s’thuhet 🙂 “