A është transformuar Alban Dokushi nga besnik i Veliajt në besnik i Belindës?

Drejtori juridik i Bashkisë së Tiranës, Alban Dokushi, është paraqitur ditën e sotme në ambientet e SPAK-ut. Edhe pse Dokushi nuk ka pranuar të japë shpjegime për mediat, mësohet se aryeja është çështja Veliaj-Xoxa.

Dokushi njihet si një nga njerëzit më të afërt të Erion Veliaj dhe që ka dijeni për gjithçka që kryebashkiaku i burgosur ka kryer në bëshkinë e Tiranës.Mirëpo intrigat e pushtetit janë tepër të mistershme për t’u kuptuar nga masa e gjerë.

Ekzistojnë dyshime, sipas edhe burimeve pranë bashkisë Tiranë se Dokushi është personi i parë që është vënë në shërbim të shefit të ri në bashki, i cili është Edi Rama.

Share it :