Shtëpia e Bardhë: Trump dhe Putin ranë dakord për armëpushim në Ukrainë

Shtëpia e Bardhë: Trump dhe Putin ranë dakord për armëpushim në Ukrainë

Presidenti amerikan, Donald Trump dhe homologu rus, Vladimir Putin kanë realizuar një bisedë telefonike, ku raportohet se është rënë dakord për disa gjëra rreth luftës në Ukrainë dhe zhvillimeve botërore.

Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se udhëheqësit ranë dakord që lëvizja drejt paqes do të fillojë me një armëpushim për energjinë dhe infrastrukturën.

Ata gjithashtu ranë dakord për negociata teknike për zbatimin e një armëpushimi detar në Detin e Zi, një armëpushim të plotë dhe paqe të përhershme.

“Këto negociata do të fillojnë menjëherë në Lindjen e Mesme”, shtohet në përmbledhje.

Në një mesazh në platformën X, Leavitt thotë se të dy liderët “folën për nevojën për paqe dhe armëpushim në luftën e Ukrainës”.

“Dy udhëheqësit ranë dakord se ky konflikt duhet të mbyllet me një paqe të qëndrueshme”, shkruan në deklaratë, duke shtuar se të dyja palët shpresojnë për marrëdhënie më të mira midis SHBA-së dhe Rusisë.

“Gjakut dhe pasurisë që Ukraina dhe Rusia kanë shpenzuar në këtë luftë, do të ishte më mirë të shpenzoheshin për nevojat e popujve të tyre”, shtohet më tej.

“Ky konflikt nuk duhet të kishte nisur kurrë dhe duhej të ishte mbyllur prej kohësh me përpjekje të sinqerta dhe me mirëbesim për paqe”, thuhet më tutje.

Pas telefonatës mes Trumpit dhe Putinit, Kremlini: Presidenti rus urdhëroi të ndalohen sulmet për 30 ditë në Ukrainë
Dy udhëheqësit diskutuan gjithashtu përfundimin e përhapjes së armëve strategjike dhe tensioneve midis Izraelit dhe Iranit.
“Dy udhëheqësit ranë dakord se një të ardhme me një marrëdhënie të përmirësuar dypalëshe midis Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë ka përfitime të mëdha. Kjo përfshin marrëveshje të mëdha ekonomike dhe stabilitet gjeopolitik kur të arrihet paqja”, përfundoi deklarata.

Ndryshe, bisedimet e paqes sipas liderëve, do të vazhdojnë të mbahen në vendet e Lindjes së Mesme.

Share it :

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *