Si Veliaj përdori telefonin e policëve që e transferuan nga Tirana në Durrës

Si Veliaj përdori telefonin e policëve që e transferuan nga Tirana në Durrës
Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka vendosur nën hetim policët e burgjeve që transferuan kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj nga Durrësi në Apelin e GJKKO, pasi rezulton se Veliaj ka përdorur telefonin e njërit prej policëve për të bërë telefonata.

Anëtarët e grupit të shqërimit të Erion Veliajt nga paraburgimi i Durrësit drejt ambienteve të Gjykatës së Posaçme, janë duke u hetuar nga SPAK, për shkelje të zbatimit të detyrave. Njëri prej tyre i ka dhënë telefonin e tij kryebashkiakut të arrestuarm, nga i cili ky i fundit ka bërë një telefonatë.

Atij i është marrë dëshmia dhe ka pranuar veprimin, me pretendimin se kishte frikë. Punonjësit që po hetohen janë grupi policor i burgjeve nga Drejtoria e Durrësit. Koha kur ka ndodhur kjo ngjarje nuk konfirmohet, por jo zyrtarisht mësohet se bëhet fjalë për datën 13 mars, kur Gjykata e Posaçme e Apelit, refuzoi kërkesën për lirim të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, duke lënë në fuqi “arrestin në burg”, caktuar nga shkalla e parë më 12 shkurt.

Nuk dihet ende se kë ka telefonuar Veliaj dhe cila ka qenë biseda, e ndaluar rreptësisht në ligj për një të paraburgosur pa aprovimin përkatës të autoriteteve.

Veliaj, është një nga politikanët më të lartë të vënë nën hetim apo të arrestuar deri më sot në vend. Prokuroria thotë se ai dyshohet se ka përfituar përmes familjarëve të vet të afërm apo personalisht, pagesa apo të mira të tjera nga biznesmenë të ndryshëm në nëntë raste. Veliaj i mohon akuzat dhe pretendon se është shënjestër e një prokurorie të padrejtë.
Syri.net

Share it :

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *