Lufta’ për Tiranën me delegim kompetencash/ Këlliçi: Veliaj u dorëzua para kërcënimit të Ramës për ta shkarkuar
Për drejtuesin politik të PD për Qarkun e Tiranës, Belind Këlliçi, kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, Erion Veliaj ‘u dorëzua’ mesditën e kësaj të enjteje, përballë kërcënimeve të Ramës me lojën e dyfishtë për delegimin e kompetencave të kryetarit të Bashklisë.
Duke folur në emisionin Task Force në Syri Tv përmes një lidhje me skype, nën moderimin e Sonila Meços, Këlliçi tha se lufta që u bë brenda institucionit më të madh vendor për delegim kompetencash të kryetarit të bashkisë, mes njerëzve të Veliajt dhe të zgjedhurës së Ramës, fitoi kjo e fundit.
Sipas Këlliçit, kryebashkiaku Veliaj pavarësisht tentativava për të rimarrë kontrollin e Bashkisë Tiranë nga duart e Ramës, u dorëzua përballë kërcënimeve të këtij të fundit për ta shkarkuar nga detyra.
Dje u mësua se Veliaj ka komanduar nga qelia, një enigmë tjetër se si është çuar vula e Bashkisë së Tiranës në qeli apo dokumentet zyrtare në qelitë e burgut në Durrës. Rama është informuar për një nga njerëzit e besuar të Veliajt. Kjo tentativë për të emëruar këtë person, Sara Goxhajn ka rreth 2 javë që po zhvilliohet në bashki, për shkak të luftës së nisur nga Anuela Risanti kundër njerëzve të Veliajt në Bashkinë e Tiranës me urdhër të Ramës. Sapo e ka mësuar Rama, NË mbremjë ka shkuar në bashki ku e ka thërritur Goxhajn dhe Dokushin dhe i ka komunikuar shkarkimkin e menjëhershëm, në dijeninë time e ka përzënë në mënyrë demostrative nga zyra e takimi, duke i dhënë urdhër policisë së shtetit nga dista e sotme as zonja në fjalë e as Dokushi s’lejohen të futen në bashkinë dhe ka komanduar Jonida Halilin. Të njëjtën kundërpërgjgije ka kthyer Veliaj me policinë bashkiake për të mos lejuar Halilin të futet në bashki, të besuarës së Ramës.