Mjeshtri” i policisë, Plarent Ndreca zyrtarisht i pandehur nga SPAK për tenderat e komisariateve

Mjeshtri” i policisë, Plarent Ndreca zyrtarisht i pandehur nga SPAK për tenderat e komisariateve

Deputeti i Partisë Socialiste Plarent Ndreca, është marrë i pandehur nga SPAK për akuzën e “shkeljes dhe pabarazisë në tenderë”.

Plarent Ndreca është marrë zyrtarisht nën akuzë nga SPAK për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 258-25 i Kodit Pena

Ndreca akuzohet lidhur me procedurat për rikonstruksionin e 4 komisariateve në vend, në kohën kur ai ishte sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Brendshme.

Ndreca ka shërbyer në këtë pozicion nga korrik 2019 deri shtator 2020, ndërsa aktulisht është kandidat i PS-së në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Në lidhje me tenderat, SPAK u vu në lëvizje nga një kallëzim i bërë nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, i cili dyshon se zyrtarët kanë lejuar mospërputhje dhe devijime ligjore në garën për ndërhyrje në Komisariatet e Vlorës, Mirditës, Pogradecit dhe atij nr. 4 në Tiranë, të cilat kanë cënuar barazinë e pjesëmarrësve në tendera.

Po ashtu, sipas KLSH-së ka pasur edhe rritje të paargumentuar të vlerës së kostove të ndërtimit dhe kostove të projektimit në procedurën e prokurimit. Ndërkohë nga 4 komisariate rikonstruksioni ka përfunduar vetem për dy prej tyre atë të Mirditës dhe Komisariatit numer 4.

Procedurat janë kryer kur kjo ministri drejtohej nga Sandër Lleshaj edhe ky i fundit është marrë në pyetje nga Prokuroria e Posacme, por deri tani nuk ka informacion për procedimin e tij

Ndreca u betua si deputet në Kuvendin e Shqipërisë në janar të 2024-s, ku zëvendësoi Arben Ahmetajn.

Share it :