2025, Shqiperia me satelite/ Tirana 3 orë pa drita
Në një kohë kur kryeministri Edi Rama “mburret” çdo ditë me rritjen e numrit të turistëve, Shqipëria e qeverisur nga socialistët nuk plotësojnë as bazën elementare për rezidentët e kryeqytetit aq më pak për vizitorët, nderkohe qe u blend satelitet qe rrine kot, mderkohe qe nje oborr kryeministrie kushton 4 mln euro, nderkohe qe paguajme tigrat ne det nga 100.000 euro dita
Në prag të zgjedhjeve parlamentare të “11 majit”, kryeministri Edi Rama ka filluar të “lypë” votën e shqiptarëve të cilëve prej 12 vitesh qeverisja e rilinjdes ia “merr shpirtin” me taksa të larta dhe nuk ofron asnjë lloj shërbimi.
Rama justifikohet duke kërkuar mandatin e katërt për të anëtarësuar Shqipërinë në Bashkimin Europian por “kryeqyteti i tij europian” vazhdon me problematikat e rënda duke nisur nga infrastruktura dhe duke përfunduar tek mungesa e energjisë elektrike.
Ditën e shtunë (21 mars) prej orës 13:30 dhe deri në orën 17:00 e gjithë zona e Astirit në kryeqytet është zhytur në errësirë totale. Jo vetëm familjarët por të gjithë bizneset e zonës po vuajnë mungesën e energjisë, ndërsa askush nga OSHEE nuk ka marrë mundimin që të njoftojë arsyen përse e gjithë zona është në “black out” total.
Problemet me energjinë elektrike përkthehet edhe në mungesë të ujit ku mijëra familje nuk kanë dy elementet bazë të jetesës në një vend që gjeografikisht ndodhet në mes të Europës por që denjësisht mund të konkurrojë vendet e Afrikës Sahariane.