Anuela Ristani firmos shkarkimin e dy të besuarve të Erion Veliajt në Bashki

Anuela Ristani firmos shkarkimin e dy të besuarve të Erion Veliajt në Bashki

Kaos, përplasje dhe një luftë e hapur për pushtet po ndodh në Bashkinë e Tiranës. Anuela Ristani, e besuara e Edi Ramës, ka shkarkuar sot nënkryetaren Sara Goxhaj dhe Sekretarin e Përgjithshëm, Alban Dokushi, në një lëvizje që duket qartë si një tregim force nga kryeministri ndaj Erion Veliajt.

Vetëm dy ditë më parë, Veliaj, nga qelia, tentoi të mbante kontrollin mbi institucionin duke komanduar Goxhajn si kryetare të përkohshme. Por dje, ai u tërhoq dhe la në fuqi vendimin që i dorëzon të gjitha kompetencat Ristanit.

“KOKËS” KRYENGRITËSVE/ Anuela Ristani firmos shkarkimin e
Urdhëri i sotëm, i firmosur nga Ristani
“KOKËS” KRYENGRITËSVE/ Anuela Ristani firmos shkarkimin e
Urdhëri i sotëm, i firmosur nga Ristani

Me këtë zhvillim, Rama i jep një goditje të fortë Veliajt dhe sinjalizon se Bashkia e Tiranës nuk është më nën kontrollin e tij. Ndryshimet e shpejta dhe kaotike në administratë tregojnë se beteja mes Ramës dhe Veliajt po intensifikohet. Një ditë një vendim, ditën tjetër një tjetër—duket se asgjë nuk është e sigurt në bashki, e cila është shndërruar në një arenë lufte për pushtet, ku vendimet e sotme rrëzohen nesër.

Share it :

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *