Lufta brenda llojit/ Soros nis betejën kundër Chuck Schumer në SHBA

Lufta brenda llojit/ Soros nis betejën kundër Chuck Schumer në SHBA

New York Post

Udhëheqësi i pakicës në Senatin Amerikan, Chuck Schumer po përballet me një rebelim pas vendimit të tij për të ndihmuar në miratimin e një projektligji shpenzimesh gjashtëmujore duke shmangur një mbyllje federale javën e kaluar.

Republikanët kanë vënë në dukje se një nga grupet e megadonatorit demokrat, George Soros, po udhëheq rebelimin.

Indivisible’, një qendër aktivistësh që ka marrë më shumë se 7.6 milionë dollarë që nga viti 2017 nga Fondacionet e Shoqërisë së Hapur të Sorosit, ka bërë thirrje që Schumer të largohet.

Ky grup do organizojë një aktivitet të shtunën, në të cilin aktivistët inkurajohen t’i shkruajnë kartolinat e daljes në pension për demokratin.

“Demokratët do të kenë një pyetje të rëndësishme për t’u përgjigjur në ditët në vijim: Kush e drejton në të vërtetë partinë e tyre – Schumer apo Soros?” tha një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë të Trump – megjithëse një burim i afërt me Soros e hodhi poshtë nocionin si një “ëndërr të ditës”.

“Demokratët po hanë njëri-tjetrin,- duke iu shitur të çmendurve të majtë dhe mega-donatorëve që financojnë protestat e klounëve në të gjithë vendin. Është e qartë për fat të keq që George Soros nuk beson se ‘liderët’ [Hakeem] Jeffries dhe Schumer kanë shtyllën kurrizore për të udhëhequr,” shtoi zëdhënësja e NRÇ, Emily Tuttle.

Share it :