Berisha në Napoli: Njësoj si shekuj më parë, do të jenë shqiptarët nga jashtë që do të shpëtojnë Shqipërinë

Berisha në Napoli: Njësoj si shekuj më parë, do të jenë shqiptarët nga jashtë që do të shpëtojnë Shqipërinë

Kreu i PD, Sali Berisha në një takim me shqiptarët në Napoli u shpreh se njësoj si shekuj më parë, do të jenë shqiptarët nga jashtë që do të shpëtojnë Shqipërinë.

Berisha: Mirëdita dhe përshëndetjet më të përzemërta.
E nderuara zonja Anarita Patricia, deputete e parlamentit italian, përfaqëssuese e Forza Italia.
I nderuar zoti Antonio Trompeta, kryetar i komunës.
I nderuar Pepe Leone, miku im i vjetër.

Mirënjohjen më të pakufishme për praninë tuaj sot në këtë takim.
I dashur Bardhok, i dashur Kujtim, koordinatorë të PD për Italinë dhe Napolin.
I dashur sekretari i përgjithshëm i PD, Flamur Noka.
I dashur kryetari i qarkut politik të qarkut të Dibrës, Xhelal Mziu.
Të dashur kandidatë të shkëlqyer për qarkun e Dibrës, Spahiu, Kalaja, Doda, Xhunkshi.
Zonja dhe zotërinj, miq dhe të ftuar

Së pari, mirënjohje të madhe për praninë tuaj në këtë takim të bukur dhe madhështor.
Krenari të veçantë për ju, për të gjithë shqiptarët që punojnë, jetojnë në Napoli, në Itali dhe kudo tjetër në Europë dhe në botë.

Nderimin tim më të madh qytetarëve të Napolit, autoriteteve të këtij qyteti që ka rrezatuar në shekuj e mijëvjeçarë në Itali dhe mbarë botën.

Napoli është dheu i personaliteteve më të shquara në të gjitha fushat e njerëzimit.
Italia dhe Napoli kanë pritur në shekuj valët e emigracionit shqiptar, të diktuara nga pushtime të brendshme dhe të jashtme.
Valën e emigracionit pas pushtimit osman.

Valën e emigracionit pas diktaturës staliniste.
Valën e emigracionit pas narkodiktaturës.

Hapën dyert, zemrat e tyre dhe unë kam një mirënjohje të pakufishme për të gjithë miqtë tuaj italianë.
Zoti e bekoftë Italinë dhe kombin italian.

Por edhe ju, njerëz të ndershëm, njerëz punëtorë, njerëz të mençur dhe me dinjitet, erdhët në këtë vend për sakrificën,
Erdhët në këtë vend për një jetë më të mirë dhe dhatë kontribut të madh në të gjitha fushat, kontribut që bën krenar çdo shqiptar.

Faktikisht jeni sot krenaria e vërtetë kombëtare.
Miqtë e mi, po shkojmë drejt raundit të fundit të betejës sonë.
Drejt 50 ditëve që kanë mbetur.

Këto 50 ditë janë vendimtare për shpëtimin e Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Por, siç e dini, kam deklaruar me bindjen më të thellë se ky vit është viti i diasporës shqiptare.

Kam deklaruar me bindjen më të thellë se ky është viti i diasporës, sepse njëlloj si dikur, shekuj më parë, do të jenë shqiptarët nga jashtë që do të shpëtojnë Shqipërinë.

Ndaj edhe sot mund të themi si atëherë, prite Edi Rama diasporën se po vjen.
Po vjen të shpëtojë mëmëdheun!

Share it :

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *