Noka nga Napoli, thirrje diasporës: Votoni nr.1, ne mund t’i japim Shqipërisë një fitore spektakolare

Noka nga Napoli, thirrje diasporës: Votoni nr.1, ne mund t’i japim Shqipërisë një fitore spektakolare

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Flamur Noka, nga Napoli u ka bërë thirrje shqiptarëve atje, të votojnë për koalicionin PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore.

Noka tha se fitorja e PD-së do të vijë vetëm si “efekt i një konsensusi të madh kombëtar”

Të ngrihemi të gjithë. Mund të vini të votoni në Shqipëri. Ata që janë regjistruar mund të votoni me postë

Votoni për ndryshimin, për Aleancën për Shqipërinë Madhështore.

Duke votuar shqiptarët mund të rrëzojmë këtë regjim. Mund t’i japim Shqipërisë fitore spektakolare.

Dhe kjo fitore do të vijë vetëm si efekt i një konsensusi të madh kombëtar, do të vijë nga vota juaj.

Çdo njeri prej jush të votojë nr1. 11 maji do të jetë dita e fundit e korrupsionit në Shqipëri”, tha Noka.

Share it :