Tao shkarkon kryebashkiakun e Brentit në Londër/ Çollaku: Tiranë-Londër, rrugë e gjatë, por rrena i ka këmbët e shkurtra

Tao shkarkon kryebashkiakun e Brentit në Londër/ Çollaku: Tiranë-Londër, rrugë e gjatë, por rrena i ka këmbët e shkurtra

Kandidati i Partisë Demokratike, gazetari Basir Çollaku, në një postim në rrjetin social Facebook ka përgënjeshtruar lajmin për takimin e Taulant Ballës me Kryebashkiakun e Brentit në Londër, ku theksoi se kryebashkiak është Tariq Dar dhe se zoti Butt është kryetar i këshillit bashkiak.

‘Kjo është njëlloj sikur Balla të deklaronte se u prit nga kryebashkiaku i Librazhdit, zoti Mitat Biçaku, ndërkohë që në këtë funksion është Maringlen Disha!’- ironizoi në postim gazetari

Kandidati i PD, gjithashtu i rikujtoj se në kohën që jetojmë, në kohën e informacionit global, një politikan, aq më tepër i profilit të lartë, gënjen guximshëm e hapur për cilësime dhe funksione zyrtare që verifikohen lehtësisht, ku dhe tërhoqi vëmendjen e disa mediave të cilët botojnë pa bërë si fillim një kontrroll lajmi për vërtetësinë e tij.

Postuar si fillim në faqet e tij të llogarisë facebook dhe rimarrë me shpejtësi nga disa media të pavarura, u shpërnda lajmi se Taulant Balla u prit nga Kryebashkiaku i Brentit, Londër, Mo Butt. (Për të qenë të saktë, quhet Mohamed dhe jo Mo). Për hir të së vërtetës Kryebashkiaku i Brentit, Londër nuk është fare, po hiç fare, Mo Butt, por një person krejt tjetër, zoti Tariq Dar. Zoti Butt është kryetar i këshillit bashkiak. Kjo është njëlloj sikur Balla të deklaronte se u prit nga kryebashkiaku i Librazhdit, zoti Mitat Biçaku, ndërkohë që në këtë funksion është Maringlen Disha! Nejse. Nga ana tjetër, nënvizojmë se Brent është një nga 32 njësitë bashkiake të Londrës…

Gjithësesi shpresojmë se takimi ka qenë i frytshëm për të dyja palët. Patjetër që zoti Butt duhet t’i ketë shpjeguar detajet e deklaratës së tij të konfliktit të interesave(Register of interests), ku ai deklaron ndër të tjera se me 26 shtator 2018 i është dhënë një drekë 17 paund nga Tottenham Hotspur, më 19 korrik 2022 një drekë 55 paund në Hutong Restaurant nga George Berkeley Group, me 6 shtator 2023 një buqetë lulesh 30 paund nga Interflora dhe dhurata e fundit, 25 janar 2025 , një kuti çokollatash nga Winston Churchill Lycee!

Në fakt Taulantit dhe sivëllezërve të tij këto vogëlsira mund t’u duken qesharake.

Por dy gjëra nuk janë për të qeshur:

Së pari, si mundet në kohën e informacionit global, një politikan, aq më tepër i profilit të lartë, gënjen guximshëm e hapur për cilësime dhe funksione zyrtare që verifikohen lehtësisht në web’s world?!

Së dyti, përse disa media botojnë gjëra pa bërë paraprakisht një fact-checking minimal kur mjafton një gugëllim i thjeshtë?!

Share it :